A mund ta gjeni cili është Albin Kurti?

Albin Kurti, kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njihet edhe për ndryshimin në pamjen e tij, ku para shumë vitesh mbante flokë të gjata.

Por, ndryshimin e madh të tij mund ta vëreni në fotografitë më poshtë, ku shihet Kurti në shkollë fillore, transmeton Blic.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt.

Albin Kurti dhe VV në këto zgjedhje kanë fituar 47.85% të votave të rregullta, teksa kanë mbetur të numërohen edhe votat nga diaspora dhe ato me kusht.