Kështu e rikujton disidentin Halil Kqiku gazetari Asdren Agushi
Gazetari Asdren Agushi e ka rikujtuar ish-veprimtarin dhe pajtimtarin, Halil Kqiku, në dyvjetorin e vdekjes.
“Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të njeriut që dha shumë për Kosovën në vjetët më të errëta të saj po përbyllet “Flaka e Janarit”, manifestimi mbarëkombëtar kushtuar dëshmorëve, martirëve dhe atyre që dhanë çdo gjë nga jeta e tyre deri në vdekje, qoftë edhe në organizimin e këtij eventi.
Lilo, pusho i qetë në parajsën e lirisë për të cilën u shkrive.
Parajsa qoftë e jotja Lilo bashkë me shokët e tu!”, ka shkruar Agushi.
Halil Kqiku kishte ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, në Gjermani.
Halili ka qenë një disident i regjimit të kohës, ku edhe ka mbajtur disa vite burg, ndërkaq në vitet 90-ta ka dhënë kontribut edhe në pajtimin e gjaqeve.
Periudhës së mosbindjes qytetare ndaj shtetit shtypës të Serbisë, i duheshin personazhe të tillë të përkushtuara si Halil Kqiku. /MediaFokus/

