Ky është Xheladin Lleshi nga Gjakova që ka shpëtuar shumë hebrenj gjatë LDB-së

Vendosja zyrtare e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael ka ngjallur reagime pozitive te shqiptarët, derisa serbët e kanë pritur me zhgënjim të madh këtë realitet.

Në lidhje me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës, ka reaguar edhe Micky Haxhiislami, i cili ka bërë një postim në dy gjuhë (shqip, anglisht) për gjyshit të tij nga Gjakova, i cili kishte strehuar dhe shpëtuar shumë hebrenj gjatë LDB-së. Atje fillon zanafilla e marrëdhënieve dhe miqësisë me popullin hebre.

‘Po e postoj këtë foto të gjyshit tim të ndjerë (babait të nënës sime) nga fundi i viteve 1930,  Xheladin Lleshi nga Gjakova, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi dhe shpëtoi shumë hebrenj në Kosovë. Shpirti i tij u prehtë në paqe të përjetshme.

With respect to establishment of the diplomatic relationship between the State of Israel and the Republic of Kosova, I’m posting this photo from end of 1930s of my late grandfather (my mother’s father), Mr. Xheladin LLESHI from Gjakova, who during the World War II sheltered and saved many jews in Kosova. May his soul rest in eternal peace.’/Mediafokus.info