Ky është Luli i Gilanit që po i portretizon personazhet e kalldrëmës

(Rrëfim në veten e parë)

Nehat, lexova nje shkrim tandin ku kerkove t’rrefehem per veten time, kush jam une. Dhe mendova pse jo, ta baj nje permbledhje t’jetes sime, nese per asgje t’jeter, t’shoh a qenka veshtire me ba nje tregim ne veten e pare.

Jam Luli, i lindun n’Gilan, n’dimnin e ’62shit nga nana Sadete e baba Fahredin. Jetoj n’Helsinki nga ’92shi me familjen teme. Teviden e kam grua, dashni t’par e t’fundit. Kemi tre fmij qe na knaqin shpirtin, Blerimin, Vjosen e Gencin. Vjosa asht perla e familjes. Me Teviden jemi njoftu moti, nga ’79shi, jemi rrite bashk.

Krejt familja pasion i kemi motorat, udhetojme shume, kerret dhe shpejtsite i kemi pike te dobet, adrenalina dhe ndjenja e garimit na ban t’veqant. Bajm nje jete globale, me shume udhetime, te gjithe punojme ne firmen tone. Blerimin e kemi boss, Gencin vizualist e dizajner, Vjosen princese, Tevidja meret ne dizajn t’interiorit e une si byberi, gjithkund nga pak.

Sportin e du, si tan familja jeme. Kam lujt pak futboll n’Zvezd e mandej n’Bozhur, e kurr s’mrijta me u ba portjer i mire. Lujta edhe n’Helsinki. Zaten hendbolli ishte arsyja per migrim ma t’lehte e t’sigurt. Kisha nji kontrate gjysemprofesionale.

Kurr s’kam qene pioner i Titos, jo se s’kam dasht, po s’mkan pranu. As n’Lidhje t’Rinis t’Jugosllavis s’kam qene se as aty s’mkan pranu. E as n’Lidhjen Komuniste jo se deri aty as qe kom mujt me mri. S’e dijsha arsyen pse s’pom pranojn, por e msova ma vone, se isha nji nip i dajve t’babes qe ishin t’rrezikshem per sistestimin, te dajes Dan qe e vrajti nji shka koxha me nam t’keq per neve Shqipart, e kisha nje bab qe u tregua i rrezikshem per sistemin dhe mbi gjithash ishin do shkije qe s’me dojshin.

Qe besa as une jo se i kam dasht se shkrujsha keq per ta. S’jom kon tradhtar, se kombin e kom pas edhe e kom fe.
Edhe un jom rrit n’qat sistem e n’kohe t’vshtir, kom bo disa shkrime e vizatime qe per at kohe sistemit ju dukshin t’ronda. Mu m’u dukshin reale e t’kohes.

Qetu s’mujtem m’e ra n’razi me qat sistem e mu desht me ike me Teviden n’Zheneve n’81shin per njo 12 muaj, e Ademi na mori n’strehim, masi i kisha bo do shkrime neper rruge t’Livoqit me do shoke.

Kur u kthym n’Gilan, situata veq shka ish perkeqsu. Edhe une si t’gjith tjert i kalova qato kohna t’agonise. Por tash edhe me obligime se na gzun Blerimi e Vjosa. Ishte rond, shum rond. Na perzune prej punve, shkijet ma muren banesen, e quditrisht bash n’qat kohen kur t’gjith blejshin banesa me 2-300 DM, mu ma muren krejt. U desht me shku n’Bresalc me jetu, n’shpijen qe kish nis me ndertu baba jem, ishte e pa kryme, pa dysheme, pa uje e rryme, e ftoft e pa dritare, jetojshmi n’podrumin e vogel, ishte dimni me shum bore. Bota thojsha u shemb. Pa pune, pa banese, pa ardhmeni e me 2 fmij t’vegjel.

Kur shkojsha te bunari me mush ujin ( nja 200m posht shpis), mu ngrijke kofa derisa e bijsha n’shpi. E qeshtu bajsha uj tan diten, per me pi, mu pastru, mi la pelenat…Rond u kon…

Njeriu qkas po bajke edhe po u sprovojke. As un n’qat vakt s’jom kon “melaqja e shehrit” si shumica e shokve e bashkohanikt e mi. Me siguru buken, u dashke shkamos me punu, a strujagji, a taksist, a shvercer, a premtus i lejeve t’shoferit, a shits i zojve t’pulave n’pazar, a rabagji, a argat i najkujt, a diler i benzinit, a “dallaveragji” se shpesh s’mujshmi me ju nejt njerzve n’fjal kur i bojshmi qeto pun, jo qe na s’dojshmi po dikush neve na rrejke e rrena e bojke at domino efektin e qaj nami “dallaveragji” edhe hoxhallarve ju vnojke se leje mo neve.

Ishke kohe e rond, n’akshom s’kishke buk n’qat shpijen e Bresalcit.
Shkamos kom bo me mujt me mbijetu situaten, amo nji sen kurr s’kom mujt.

Me bo pare me shkije s’kom mujt, me ju shit informata si plot do qe krekzohen sot, tybe as skom shku me punu kur e vnun at far stobolin te bioskopi, Car Llazarin, e as skom shku me pa kush po ja hjek at far qarshafin e kuq se m’vijke inati pi shokve. Amo edhe per ket far inatin tem shokt e dijshin, secili bon per veti, si mir si keq.

Kurr si kom dhon shokt as kur um lidhen milict per radiatori n’81shen e um vetshin per do emna, e mi japshin do grushta e pebdreka, tybe as kur um denun n’ushtri pse shiptarve ju jipsha sylah ma t’gat. Se nime, jom kon oficer rezerv, e kom pas kry do shkoll t’ushtrijes ne Zader.

Studimet edhe mu um meten n’gjyst. Fillimisht i nisa ne elektro, n’Prishtin, njo dy vjet. E tek n’Helsinki i vazhdova mas nji pauze t’gjat e t’dhimshme. Diplomova n’architecture n’RATO t’Helsinkit n’2003, koxha vone, se punojsha ne nderkohe.

Kte profesion e kam dasht edhe e du. Edhe djemt e Tevidja jan n’ket profesion.
Se a kom mri n’jete najqka, thom se po. Jo se jom kon shum i zoti, po se e kom pas grujen teme qe m’ka mbshtet. Zaten thojn, mas nji burri t’sukses’shem osht nji grua e fuqishme. Nime qashtu ish, mirpo pe plotsoj se mas ktyne sukseseve jan Blerimi e Genci.

Punen e du. Bile thom se punt e thjeshta jon per njerzt e thjesht, e mu kurr s’me kan fascionu. Mu desht 7 vite me punu per me mri mi patentu shpijat tona ne WIPA, qe i ndertojme na sot, ne biznesin ton familjar. Shkoj kaq gjat se asnji inxhinier n’Finland nuk me marke serioz, thojshin kto qka po don ti me ba asht e pamundun.

Me ndertu shpijen ne Qeki, komplet te mobilume, me transportu 1600 km ne Helsinki e mas 2 orve masi u vendos ne truall shpija me qene gati per banim, me lshu saunen ose me maru kafe. Dikur u binden se e paten gabim, nuk ju ndava punes.

Suksesi jone familjar ishte mu ky koncept i ri i banimit, NOMAD LIVING CONCEPT, me kto shtepite tona e qe puna dhe firma jone BVG Housing u shperbly me Qmimin e par ne Housing Fair te Finlandes vjet, si te parin n’historin 90 vjeqare qe ju dha dikujt me prejardhje joFinlandeze e ku ishin mbi 200.000 vizitor. Pune e madhe kjo. Shum media kan shkru per ket sukses.

Nji storje suksesi tjeter ne vehte padyshim asht Vjosa Foundation te cilen e kom mar tash si mision temin jetsor.

Nehat, s’po du me zgjat ma shum se mendoj qe puna ime me Gilanin hala nuk ka fillu. Besoj se kam qka me i ofru Gilanit e Kalldermes, e kte koha do ta verteton.

Kalldermgjijt e mi, ju persh’nes e ju du shum e shifemi edhe pak n’Gilan.