Kështu ndahen 35 ulëse në Kuvendin e Gjilanit ndërmjet tetë subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvendet komunale.

Në Gjilan, ku për 35 ulëse në asamblenë komunale garuan 9 subjekte politike, fitues ka dalë LDK me 14 mandate e pasuar nga LVV me 10, PDK me 5, AAK me 2 dhe AKR, LS, Vatra dhe PDTK – me nga një ulëse në vendimmarrjen komunale. PD nuk ka arritur të hyjë në Kuvend.

Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet ky proces, pasi subjektet politike dhe kandidatët kanë mundësinë të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Gazeta Express ka siguruar listën e të gjitha komunave, se sa ulëse në kuvendet komunale ka siguruar secila parti. (foto:përbërja e fundit e KKGJ)