Këta janë dy donatorët nga Zhegra e Gjilanit që siguruan ujë të pijshëm për një fshat në Indonezi

Se bamirësia nuk njeh kufij, dëshmon edhe ky rast i dy qytetarëve nga Zhegra e Gjilanit, Shefqet dhe Florije Asllani, të cilët siguruan ujë të pijes për një lokalitet të varfër në Indonezi, ku ata hapën një bunar me kontributin e tyre.

Rasti është bërë publik nga bashkësia islame në Zhegër.

“Përhapja e bamirësisë në tokë sjellë kënaqësi shpirtërore, paqe, dashuri, lumturi, pa marrë parasysh vendin ku gjendesh. Banorët e fshatit tonë, shembull për bëmirësi, Shefqet dhe Florije Asllani hapën pusin e ujit në një vend të Indonezisë. All-llahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pa fund në këtë botë dhe në botën tjetër”.