Këta janë dy zëvëndësministrat e Drejtësisë që u emëruan sot

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar edhe zëvëndësministrin e shtatë. Ministria e Drejtësisë është bërë me dy zëvëndësministra.

Pasi Blerimi Sallahu ishte emëruar zëvëndësministër, në dikasterin që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, zëvëndësministre është emëruar Nita Shala.

Shala ështe avokate. Aktualisht është ligjëruese në Fakultetin Juridik, ndërsa në të kaluarën ka qenë themeluese e “Global Shapers”-it, në Tiranë.