Këta janë emrat e ministrave nga Vetëvendosje

Lideri i Lëvizjes Vetrëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar emrat e ministrave dhe të zëvendëskryeministrit nga radhës e kësaj partie, ndërkaq pjesën tjetër ia ka lënë LDK’së.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, ka thënë Kurti përmes një video mesazhi.

Ai i ka bërë thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj./MediaFokus/