Këta janë kandidatët e LDK-së për asamble komunale në Gjilan
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan tashmë e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar komune, Lutfi Hazirin, derisa sot ka prezentuar përmes një fotoje edhe kandidatët për asamble komunale në zgjedhjet e tetorit.
Merret vesh se listës do t`i prijë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve në mandatin aktual, i cili përfundon në tetor.
Lista përbëhet nga Shpresa Kurteshi-Emini, Drita Maliqi, Avdyl Jerliu, Bardhyl Syla, Shabi Azemi, Rina Ahmeti-Kosumi, Teuta Suliqi, Fatmir Hoxha, Ramiz Ramadani, Sami Ahmeti, Afërdita Balaj, Mizafere Ismajli, Fitim Guda, Meral Sadriu Vokshi, Rijad Elezi, Gentrit Murseli, Muhadin Haziri, Deniza Limani, Diana Toska, Latif Maliqi, Imran Haziri, Driton Nuhiu, Faton Hasani, Isa Musliu, Gresa Avdiu, Fatgzon Kqiku, Shemsedin Elezi, Drenushë Maloku, Leutrim Bllaca, Avdulla Demiri, Bashkim Bislimi, Avdi Haziri, Amire Isufi, Fitim Sylejmani, Valdrin Halimi, Kadime Berisha dhe Herolind Ramadani.
Fotoja është publikuar nga kryesuesja aktuale e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, me shënimin: Kjo është ekipa fituese e zgjedhjeve të tetorit këtij viti. /Mediafokus.info

