Këto shtete janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë
Gruri është një nga drithrat më të kultivuar në botë.
Përveç bukës, nga gruri bëhen mbi 100 mijë lloje të tjera produktesh.
Si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, shtetet evropiane mund të kenë krizë për grurë gjatë këtij viti.
DPA-Grafik/BZ/RE çdo vit rendit shtetet që prodhojnë më shumë grurë.
Kina është e para me 134.3 milionë tonë grurë në vit.
India, me sipërfaqën më të madhe të tokave të mbjella me grurë në botë, është e dyta, për shkak të klimës, me 107.6 milionë tonë grurë në një vit.
Rusia, shteti që tanimë i ka shpallur luftë Ukrainës, është shteti i tretë që prodhon më shumë grurë, me 85.9 milionë tonë.
Vlen të theksohet se ky shtet është eksportuesi më i madh i këtij produkti në Evropë dhe sanksionet e vendosura të shteteve të BE-së drejt Rusisë, do ta bëjë më të ndjeshme çmimin dhe krizën e miellit në tërë Evropën me ndalimin e eksportit.
SHBA dhe Kanada janë në vendet 4 dhe 5, ndërkohë shtetet evropiane, si Franca, Ukraina, Gjermania dhe Turqia janë në top 10 e parë të rendimenteve më të larta të grurit.

