Këto ushqime shqiptare i mbijetuan kohës

Kultura e popujve shpesh herë prezantohet nëpërmjet kuzhinës. Disa prej qyteteve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, mund të krenohen me produktet unike që nuk mund të hasen në pjesët tjera.

Të rralla janë qytetet ku jetojnë shqiptarët e që dallohen për ushqimet specifike. Kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku jetojnë pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Ballkan dominojnë ushqimet e njëjta, apo të ngjashme.

Por, pak prej tyre ofrohen në treg. Në sofrën shqiptare zakonisht shtrohen produkte nga brumi e mishi. Buka e shtëpisë mund të gjendet pothuajse në çdo shtëpi. Kuzhina shqiptare edhe pse disponon me shumëllojshmëri të recetave ato fare pak gjenden të gatshme.

Tava e Elbasanit

Ndër shekuj Tava e Elbasanit ka mbetur si specialitet i dalluar i kuzhinës shqiptare. Zhvillimet historike nëpër të cilën ka kaluar ky qytet aspak nuk kanë ndikuar që banorët e saj t’a harrojnë recetën e këtij ushqimi. Ai, edhe më tej shërbehet nëpër restorantet e Elbasanit, por jo vetëm.

Tava e Elbasanit, thuhet se u bë e famshme gjatë kohës së Perandorisë Osmane për shkak se atë e pëlqeu Mehmeti II –Fatiu.

Fërgesë Tirane

Një ushqim tradicional shqiptar që i ka mbijetuar kohës, dhe i cili ende gjendet në menytë e Tiranës, është “Fërgesa Tiranëse”. Ky gatim njihet edhe si ushqim tipik e tradicional i Shqipërisë së Mesme.

Ndryshe, sivjet në Tiranë u mbajtë edicioni i pestë i titulluar “Festa e Fërgesës”, eventi ky i cili u ka shndërruar në traditë të përvitshme për banorët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Samunat e Gjakovës dhe Prizrenit

Në qytetin e Prizrenit, njihen si pitajka, ndërsa në Gjakovë, si samuna. Por, në esencë bëhet fjalë për të njëjtin produkt i cili e karakterizon ushqimin në këto dy qytete të Kosovës.

Bukëpjekësit e këtyre qyteteve për çdo mëngjes, mirëpo edhe gjatë ditës ofrojnë pitajka (samuna) taze.

Pitajkat dikur përgatiteshin me miell, krip, maja të bukës dhe ujë. Ndërsa, me kalimin e kohës kjo recetë ka pësuar ndryshime dhe tash më të njohura janë pitajkat me suxhuk. Kërkesa më e theksuar për këtë ushqim është gjatë kohës së muajit të Ramazanit.

Jufkat e Dibrës

Ndonëse qyteti i Dibrës, shtrihet në dy shtete atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, atë e bashkon jufka, një ushqim i moçëm i gatuar me brumë dhe vezë, e më pas i tharë në diell. Përgatitja e jufkave në Dibër fillon në vjeshtë, si një përgatitje për dimër. Dikur dibranët jufkën e kishin si ushqim bazë për dimër, kurse sot ky produkt përveç se përgatitet për konsum personal, ai ofrohet edhe në tregun e lirë. Receta e këtij produkti mendohet të ishte zbuluar në shekullin XIV. Pozita gjeograf

Bukë në bukë

Gastronomia autoktone e qytetit të Shkupit, në të cilën jetojnë një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare dallohet me simit pogaçen. Pothuajse të gjitha furat e bukës në këtë qytet e përgatisin dhe e shesin këtë lloj të ushqimit.

Mes popullit ndryshe njihet edhe si specialiteti “bukë në bukë”. Pitja e yndyrshme (pogaçja) dhe buka (simit) në vetë nuk përmbajnë asnjë përbërës tjetër, si rasti i mishit apo djathit në byrek.

Koha e saktë nga kur daton kjo recetë askush nuk mund t’a thotë. Por, karakteristikë është se simit pogaçja mund të shijohet vetëm në Shkup./trtballkan/