KFOR-in s`e ndalon asgjë
Reshjet e shiut dhe niveli i ujit kanë shkaktuar probleme të mëdha për qarkullimin e veturave civile, por jo edhe për KFOR-in, i cili, siç po shihet në këtë foto po lëviz me dy vetura në fshatin Sojevë, ku ndodhet kampi “Bondstell”.
Veturat e fuqishme të KFOR-it kanë kaluar një pengesë aspak të lehtë në magjistralen Ferizaj-Gjilan, raporton express.
Në fshatin Sojevë dy vetura turke të KFOR-it shihen duke kaluar në thellësi të ujit afër kampit “Bondsteel”.


