KH ‘Drita’ (M) zgjedh kryesinë e re të Bordit

Klubi i Hendbollit ‘Drita’ nga Gjilani, ekipi i meshkujve, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur kryesinë e re të Bordit prej tre anëtarësh.

Kryesia e re e Bordit përbëhet nga Arsim Halimi, kryetar, Remzi Jahiu, nënkryetar dhe Nehat Ibrahimi, sekretar.

Përpos kryesisë së ngushtë, Bordi ka edhe anëtarët e vet.

Përndryshe, Klubi i Hendbollit Drita (M) ka një traditë të gjatë të ekzistimit në qytetin e Gjilanit, ku ky sport i ka pasur gjithmonë adhuruesit e vet besnikë.

Bluzat e KH ‘Drita’ i kanë djersitur deri tani disa gjenerata, të cilat kanë qenë ose janë pjesë e sukseseve të klubit.

Kryesia e re e Bordit premton se do të angazhohet dhe punojë me përkushtim maksimal për klubin dhe hendbollin, si disiplinë sportive. /Mediafokus.info