Kineasti kosovar Deart Ramadani fiton bursë universitare në Chicago
Studenti kosovar, Deart Ramadani ka fituar bursë universitare në Universitetin Shtetëror të Guvernatorëve në Chicago të SHBA.
Ai vazhdon të jetë në listën e studentëve më të mirë në universitet, shkruan medisfokus.info
Dearti është shpërblyer për punën e tij shembullore me bursë, për dy semestra, në shumë prej 6000 dollarë. Nëse vazhdon tutje me këtë sukses shembullor, bursa do t’i vazhdohet prapë.
Në letrën njoftuese që ai ka marrë nga Universiteti, thuhet:
“I dashur Deart: Urime! Në emer te familjes te Universitetit Shteteror te Guvernatoreve ne jemi te lumtur te ju ofrojme bursen e Arteve dhe Filmit.
Ne jemi krenarë që ju po vijoni studimet në Universitetin Shteteror të Guvernatorëve dhe me padurim duam të mbeshtesim sukseset tua të vazhdueshme.
Ne e dimë se je shumë i përgatitur për rrugëtimin tënd më tutje.
Kjo bursë do të sigurojë një total prej 6000 dollarë për vitin akademik 2021-2022 (semestri i vjeshtes dhe pranveres), për të të ndihmuar në mbulimin e kostos së shkollimit.
Ne shpresojme në sukseset tuaja të vazhdueshme në Film dhe Art në Universitetin Shteteror të Guvernatorëve’, thuhet ndërbtë tjera. /mediafokus.info