Alarmon Vitia: Varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë është alarmante, raporton Mediafokus.info.

Ministri Vitia tha në një konferencë për media se varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm.

“Qytetarë, varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse përhapet shumë më shpejtë, shumë agresiv dhe i prek moshat e reja të cilët parashihet të vaksinohen tek në fazën e tretë. Duhet të mbrojmë jetën e secilit sepse çdo jetë është e vlefshme. Masat kufizuese kanë dëshmuar se si të efektshme në përputhje të mbajtjes në kontroll të pandemisë. Kësisoj kemi nevojë për të gjithë tani.Situata është rënduar edhe pas fillimit të vaksinimit në vende si Franca, Belgjika, Britania e Madhe të tjera ndonëse kanë filluar vaksinimin më herët dhe shumëfish më të lartë kanë masa tejet kufizuese”, tha ai./mediafokus.info/