1 milion vaksina nga AstraZeneca? Flet Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për lajmin se 1 milion vaksina të prodhuesit AstraZeneca mund të arrijnë në Kosovë brenda dy javëve të ardhshme.

I pyetur nëse është e vërtetë, ai mohoi një gjë të tillë, duke thënë se s’e ka idenë për një ofertë të tillë, dhe informacioni është i paqëndrueshëm, shkruan Ballkani.info.

Këtë informacion e dha moderatori i “debat plus”, Ermal Panduri, duke iu referuar informacioneve të tij.

Ministri Vitita, ka apeluar që të respektohen në plotëni masat e vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, ndërsa tha se Qeveria Kurti po punon pa ndërprerë në sigurimin sa më të shumtë të vaksinave antiCOVID-19.