Hoxha nga Mitrovica: Po të mos zgjidhej Vjosa presidente, s’do të kishte masa

Imami Fatmir Latifi ka thënë se nëse Vjosa Osmani nuk do të zgjidhej presidente, në Kosovë nuk do të vendoseshin masa të reja.

“Është një dozë e një frike. Nëse deri para dy kmuj nuk kishte masa por tubime ku po ja qëllojnë këto masa vetëm gjatë muajit Ramazan. Po të mos zgjidhej Vjosa Osmani nuk do të kishte masa të reja, edhe pse është për tu përshëndetur zgjedhja e saj. Unë mendoj që çdokush që e ka ndie veten keq i them bëmani hallall sepse nuk e kam provokuar situatën sepse jam njeriu shumë i qetë dhe i rregullave”, ka thënë Latifaj per T7.

Më tutje ai tha se Kosova nuk e ka komoditetin që të mbyllet tërësisht.

“Nëse ka nevojë me u mbyll xhamitë ne e kemi respektuar edhe herën e kaluar. Ne nuk qëndrojmë mirë në aspektin e arsimit e as në atë ekonomik. Ne nuk mundemi me u shty me shtetet e avancuara. Unë mendoj që duhet me u respektu masat në mënyrë rigoroze”, ka deklaruar ai.