Malisheva ka vendosur ta bëjë me shtëpi bashkëvendësin Bekim Hajdini

Malisheva e Gjilanit ka vendosur që t’i krijojë kushte për jetë normale bashkëvendësit të saj, Bekim Hajdini, duke i ndërtuar një shtëpi për familjen.

‘Humanizmi tek ne është pjesë e gjakut për të cilin shquhemi si popull’, thotë Latif Maliqi, kryetar i këshillit lokal.

Postimi i tij:

Zoti i madhërishëm që na ka dhuruar pasuri na ka porositur që të kujdesemi për ata që kanë nevojë për ne dhe këtë e ka cilësuar si sakrificë tonën.

Bekim Jetullah Hajdini ka nevojë për ne dhe ne kemi vendosur që me ndihmën e Zotit të Madhërishëm dhe me ndihmën e juaj do ta bëjmë me shtëpi dhe të sjellim gëzim në këtë familje të rrespektuar.

Ne kerkojmë nga ju për aq sa keni mundësi ta mbështetni këtë familje dhe neve si Këshill në këtë aksion.

Po ashtu falenderoj donatorët dhe njerëzit e vullnetit të mirë që kanë filluar të na kontaktojnë.

Ju bëjmë me dije se cilido nga anëtarët e Këshillit që e kontaktoni, ne jemi njësoj, por financat dhe grumbullimin e mjeteve ia kemi besuar Musli Musliut.

Transparenca asnjëherë nuk do të mungojë, do ta publikojmë çdo cent të dhënë.

Zoti e bekoftë Malisheven dhe njerëzit e saj kudo që gjinden.