Kjo është arsyeja e arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa lokacione dhe rajone të vendit.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar kryeshefi në detyrë i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të kësaj ministrie.

Mësohet se arrestimet lidhen me dyshimet për mashtrime me subvencione.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ka dyshime për manipulime me dokumentacionin kadastral që lidhet me veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumenteve”.