Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon të zhvillohet pa pritje të gjata, duke u lehtësuar ndjeshëm udhëtimin qytetarëve gjatë ditës së sotme, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit, koha e pritjes si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit varion nga 3 deri në 15 minuta, varësisht nga pika kufitare e hyrjes apo e daljes.

Situata paraqitet e qetë në shumicën e pikave kufitare, duke u mundësuar udhëtarëve që të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme, shkruan Sinjali. Kjo është një lehtësim i madh sidomos për bashkatdhetarët, turistët dhe të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime gjatë kësaj periudhe.

Meqenëse fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës, qytetarëve u rekomandohet që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, në mënyrë që të zgjedhin itinerarin më të përshtatshëm dhe të shmangin pritjet e panevojshme.