“Vlojnë ujqit në malet e Karadakut” – shoqata e gjahtarëve fton blegtorët për kujdes (VIDEO)

Shoqata e Gjahtarëve ‘Agim Ramadani’ në Gjilan i paralajmëron banorët dhe blegtorët e fshatrave malore përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut që të kenë kujdes nga ujqit, pasi numri i tyre është shtuar dukshëm.

Kjo shoqatë mbulon terenin në Malësinë e Gjilanit, që në një pjesë të madhe kufizohet me komunën e Likovës, prandaj paralajmërimi vlen edhe për banorët dhe blegtorët e kësaj ane të Maqedonisë së Veriut.

Shoqata ka publikuar edhe video që tregojnë numrin e shtuar të ujqërve.Po ashtu iu bëhet me dije banorëve se në këtë kohë nuk lejohet gjuetia e ujqve.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë

Ju njoftojmë se kohëve të fundit është vërejtur një prani e shtuar e ujqërve në territorin e Shoqatës sonë.

Duke qenë se ujku është specie e mbrojtur me ligj, Shoqata nuk ka të drejtë të ndërmarrë masa për asgjësimin e tyre.

Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë gjuetarëve, blegtorëve dhe qytetarve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve nëpër male.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/19F35Ztihv/