Kjo është gjendja e rrugës regjionale Gjilan-Ferizaj

Ka dy muaj që kjo pjesë e rrugës regjionale Gjilan-Ferizaj është gërryer për t’u shtresuar me asfalt dhe është lënë ashtu, shkruan Mediafokus.info

Prej atëherë e deri më sot nuk është prekur më asgjë në segnentin prej kryqëzimit me rrugën e Cërnicës e deri në Partesh, rreth 500 metra gjatësi dhe as nuk vërehen shenja të vazhdimit.

Makineria është larguar me kohë, ndërsa rruga ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Mirëmbajtja e rrugëve regjionale është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Riparimi i rrugëve në Kosovë bëhet në mënyrë jo profesionale. Fillimisht gërryhet asfalti i dëmtuar në tërë gjatësinë e rrugës, ndodh deri në 10-15 km dhe vetëm pas disa ditësh qitet asfalti.

Lëvizja në rrugë të tilla, si kjo Gjilan-Ferizaj, maksimalisht e degraduar ka kosto për vozitësit. /Mediafokus.info