Kjo është gjendja momentale e stadiumit ndihmës

Fusha me bari sintetik e stadiumit ndihmës të Gjilanit, ka marrë pamje të mrekullueshme pas punimeve që janë bërë aty nga sektori i sportit i kësaj komune.

Zyrtari për sport në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Malazog Hoxha, ka deklaruar se tashmë kanë përfunduar krehjen e barit sintetik dhe kanë hedhur granullatin.

“Kemi bërë një punë të mirë me stafin e sektorit të sportit në stadiumin ndihmës dhe gjithçka është gati për stinorin pranveror”, ka thënë Hoxha për MediaFokus.