Kjo është gjilanasja që fitoi bursë universitare në SHBA

Yllka Suliqi është gjilanasja e radhës me suksese në fushën e shkencës, raporton Mediafokus.info.

Ajo ka fituar bursë universitare për t’i vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e Yllkës, Teuta Xhemajli Suliqi, e cila është asambliste e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Yllka Suliqi fituese e medaljes në “Genius Olympiad” në Amerikë, sot na gëzoi edhe njëherë. Fitoi bursë universitare për të studiuar në RIT, në SHBA. U gëzofsh gjithmonë zemra ime, ashtu siҫ po na bën të lumtur të gjithë neve!”, ka shkruar Teuta Suliqi, në profilin e saj virtual.

Yllka Suliqi është nxënëse e koolegjit “Mehmet Akif”. /Mediafokus.info/