Kjo është gjilanasja që mburret me familjen kapedane në Ulqin

Ulqinakja Drita Klaiqi mburret me familjen e saj prej kapedanësh të anijeve, ndonëse vetë jeton prej vitesh në Gjilan, ku është e martuar, shkruan Mediafokus.info

Por, pavarësisht distancës, lidhjet me familjen e saj në Ulqin, Drita nuk i ka shkëputur kurrë. Ajo mburret edhe sot me me nipin e saj, kapedan Riza Shabani II.

Detaria e famshme ulqinake, detarë e kapedanë identifikohet me familjen Shabani.

Kapedan Riza Shabani është njëri nga trashëguesit e familjes së njohur detare Shabani nga Kalaja. Ai është “gjemxhi” i vërtet edhe kapedan Riza Shabani II sot lundron dhe navigon në anije tejoqeanike, gjithmonë si oficer i parë dhe kapedan.

Kjo nuk është për të çuditur pasi ai në gjakun dhe gjenet e tij ka gjenin e fortë të kësaj familje, në veçanti kurajon, gjakftotësinë dhe aftësinë e babait të tij, Kapo Nazif Shabani.

Kjo familje ka pasur pesë barka në pronësinë e vet përgjatë historisë së famshme detare ulqinake, si edhe shumë detarë dhe kapadanë me famë.

Kapedan Rizaja është gjithmonë elegant, i sjellshëm, me autoritet të veçantë në barkë, por edhe në qytetin e bukur të Ulqinit.

Vështirë të paramendosh një njeri relativisht të ri, i cili në këtë moshë bëhet oficer dhe kapedan në një anije tejoqeanike të madhe ku duhet të posedosh dije dhe autoritet të veçantë. Rizaja i ka të gjitha këto veti, shkruan ulqinaku Ismet Karamanaga.

E ‘gjilanasja’ Drita Klaiqi, thotë se nga modestia nuk foli kurrë për familjen e saj nga Ulqini, por nuk mund ta fsheh krenarinë që ndjenë për nipin Rizanë, i cili pa kurrfarë imponimi e vazdoi traditën e familjes, që nis me stërgjyshin, Kapiten Hasanin e vazhdon me gjyshin, Kapiten Rizanë, babain Hysniun, vëllain Nazifin e deri ta djali i vëllait, Riza II dhe djali i motres, Mehdi Karamanaga.

‘Jemi kreanrë që jemi bijat e kësaj familje e cila famën e pasurinë e arriti me shumë punë e nder e nuk u dorëzua as atëherë kur tallaset e detit ia fundosën njërën prej anijeve”, thotë gjilanasja nga Ulqini, Drita Klaiqi./Mediafokus.info