Valon Syla suprizohet nga ‘gërnaqi’, i dhuron një palë patika të bardha

Një mërgimtar nga Zvicra e ka surprizuar gazetarin Valon Syla me një palë ‘patika të bardha’, për dallim nga një tjetër, që muaj më herët e ‘shpërbelu’ me disa shpulla pas qafe, për shkak të fjalës ‘gërnaq’ që ai e konsideronte ofenduese.

Naman Mustafi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet së bashku me Valon Sylën, ka treguar që ka mërgimtarë që e duan atë, anipse ky i fundit i quajti ‘gërrnaça’.

“Me Valon A. Sylën një gazetar simpatik. Erdha me u taku nga Lausanne edhe më priti me humor e mikpritje. Ja pruna një parë patika të bardha, me kompromis që pastaj i ndëron ngjyrat babika. Me rendesi u knaqëm edhe ja bona me dije që krejt diaspora nuk e shanë por ka edhe plotë që e dojnë e mbështesin”, shkroi Mustafi.

Kujtojmë se Syla përmes një statusi në Facebook kishte etiketuar mërgimtarët, duke ju thënë se patikat e bardha i kanë bërë sikur ‘uniformë’.

“Ku jeni Diaspora, a zbon me pas tjera patika ju, a veç të bardha…”, shkroi Syla.