Kjo është mbështetja e madhe e familjes Guda për kandidatët e LDK-së në Gjilan

Kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit kanë marrë mbështetje të fuqishme edhe nga familja Guda për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fitim Guda, asamblist i LDK në Gjilan, ka thënë se e familja Guda, miqtë dhe krejt lagjja “Banja” po punojnë natë e ditë për listën e kësaj partie, derisa tha se asnjë votë nuk do të shkojë për kundërshtarët.

Deputetët e ardhshëm të LDK-së kanë shprehur falënderim për familjen Guda, duke thënë se kjo përkrahje e madhe i bën ata më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar në punë në Kuvendin e Kosovës, në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Ajet Avdyli – 83