Kjo lagje qe 5 orë n’terr, ja arsyet
Lagjja e Muhaxherëve, duke përfshirë edhe pjesën rreth Parkut të Qytetit në Prishtinë, kanë mbetur n’terr që nga ora 15:00.
Kjo si pasojë e një prishje që ka ndodhur në njërën nga trafo stacionet afër Shkollës “Elena Gjika” në kryeqytet.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka bërë të ditur se ekipet janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.

