Kjo shkollë nuk do të duhej të lihej në këtë gjendje

Një ish-drejtues shkolle në Likoc ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen e një objekti mësimor në këtë fshat.

Shkolla e cila u bombardua dhe u dogj gjatë luftës, ka ngelur në gjendje të mjerueshme, sepse askush nuk është kujdesur për rinovimin e saj.

“Shkolla “Emin Duraku” në Likoc, ku isha punëdrejtues në vitin 1987. Shkolla u bombardua e u dogj gjatë luftës çlirimtare, 1998/99, nga forcat militare pushtuese të Serbisë.

Në foto shihet gërmadha e ndërtesës së shkollës, e cila, sikur të kishim shtet ligjor do të duhej të konservohej e të shpallej objekt kulturor muzeal historik”, ka shkruar Gani Osmani, derisa ka bërë edhe një foto pranë saj. /Mediafokus.info