Ky është biznesmeni kosovar që do të ndërtojë fabrikë për personat me aftësi të reduktuar

Fondacioni Golden Eagle me pronar Shaqir Palushin pothuajse gjatë dy viteve rresht ka ndihmuar familje të ndryshme duke u dhuruar shtëpi, banesa, medikamente për ata që nuk kanë mundësi t`i sigurojnë, bursa si dhe shuma monetare.

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Shaqir Palushi tha se suksesi i një njeriu nuk matet me paratë e fituara, por me atë se sa e bënë dikë të lumtur.

Ai premtoi edhe tre projekte, duke filluar ndarjen e 5 lekëve për çdo pije të shitur, garë për idenë për biznes të ri ku shpërblimi do të jetë 50 mijë euro dhe i treti ndërtimi i një fabrike për personat me aftësi të kufizuar e cila do të udhëheqet nga këta persona që nga menaxhimi, prodhimi dhe shitja.

Këto tri projekte do të realizohen gjatë vitit 2021, në 15 vjetorin e pijes energjike Golden Eagle.