Klinika Infektive e mbushur me pacientë, shumica mërgimtarë

Pjesa më e madhe e të shtrirëve në klinikën infektive javëve të fundit, sipas mjekëve, kanë qenë mërgimtarë.

Infektologu Lirim Tafilaj ka thënë për Ktv se në Infektivë nuk ka më vende të lira.

“Për momentin janë të shtrirë 119 pacientë. Kapacitetet janë të mbushura. Disa pacientë janë në gjendje të rëndë. Pacientët që kanë nevojë për hospitalizim, i orientojmë edhe në klinikat e tjera për COVID”, thotë Tafilaj.

“Këtu kom ardhur e kom marrë Covidin në vendin tonë”, thotë Gazmend Zejnullahu, që jeton në Itali.

Gjendja me COVID 19 është përkeqësuar në muajin gusht, ndërsa sfidë mbeten kapacitetet e SHSKUK-për të përballuar numrin e madh të të spitalizuarve, veçanërisht të atyre që kanë nevojë për mjekim intensiv.