Kolona të gjata në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë, pritet deri në 4 orë

Pritjet e gjata për ta lëshuar Kosovën po vazhdojnë ditëve të fundit në pikat kufitare Merdar dhe Dheut i Bardhë.

Në Merdar pritja shkon deri në 240 minuta, kurse te Dheu i Bardhë – mbi një orë (60-70 minuta.)

Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me kolona të gjata.

Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, në pikat tjera nuk ka pritje.