Komandant Dardani e humb betejën e fundit
Shefik Beqiri, ish-komandant i Brigadës 172 “Isa Kastrati” nuk e ka përballuar betejën e fundit.
Pak javë më parë, ai iu nënshtrua një operacioni tërën në Turqi dhe kur të gjithë besuan se Shefiku do ta kalonte me sukses edhe këtë sfidë, nga andej erdhi lajmi i hidhur.
Kamenica do ta kujtojë Shefikun si njeri me vlera të larta, i cili luftoi për liri dhe punoi për shtet-ndërtim.
Ishe ndër të parët që iu bashkua thirrjes për t`i dalë zot atdheut në kohët më të vështira.
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës në Gjilan, ka thënë se shembulli më i mirë i një njeriu të guximshëm, i një luftëtari i cili e vuri një jetë në shërbim të atdheut.
Ai ishte model i një njeriu të disiplinuar e të përkushtuar, për familjen, shoqërinë dhe rrethin ku jetonte e vepronte.
Duhet të jemi krenarë për veprën dhe heroizmin e Shefik Beqirit, luftëtar emblematik i tri luftërave tona çlirimtare, i cili u sakrifikuan në momentet më të vështira për t’i dal në krahë atdheut!/mediafokus.info

