Konfirmohet edhe një i infektuar me COVID 19, ja nga cila komunë është

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe personi i 21 me koronavirus në Kosovë, pas testimit të 21 mostra të reja gjatë ditë së sotme.

Ky është një 46-vjeçar nga Lipjani, i ardhur nga Gjermania me 11 mars.

IKSHPK ka bërë me dije se nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) kanë rezultuar pozitiv.

Njëherësh IKSHP ka apeluar te qytetarët e ardhur në këtë aeroplan nga Gjermania, të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Përndryshe, IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar dhe kërkon respktim të masave emergjente./mediafokus.info