Konfirmon Haziri: Isa Mustafa sërish do ta tejkalojë vetveten për kandidat për kryeministër

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se lideri i partisë së tij po e shqyrton mundësinë që ta nominojë një person tjetër për kandidat për kryeministër.

Ai do të sjell një vendim shumë të mirë me vendimin e tij.

“Emri i të nominuarit të LDK’së për kryeministër do të diskutohet nesër në strukturat e partisë. Emri i pakontestuar është Isa Mustafa. Por në dy rastet e fundit, z. Mustafa e ka përballu vetveten. Si duket po dëshiron t’i jep mundësi edhe në rastin e tretë. Do të varet shumë nga deklarimi i tij”, ka thënë Haziri për T7.

Por, nënkryetari i LDK’së nuk e ka pohuar e as mohuar nëse ai është kandidati. /Mediafokus.info/