Konsullata e Kosovës në Gjermani i ndërpret shërbimet deri më 27 mars
Shaku i coronavirusit, i cili është përhapur edhe në Gjermani, ku tashmë janë duke u zbatuar një varg masash mbrojtëse, Konsullata e Kosovës atje, i ka pezulluar shërbimet.
Por, Konsullata ka lënë në dispozicion të shtetasve kosovarë një numër kontakti, i cili do të jetë i hapur 24 or.
Njoftimin e ka postuar Fatmire Musliu, zyrtare e Konsullatës.
“KP në Frankfurt lutet që kjo situatë të kalojë pa pasoja dhe fton të gjithë qytetarët e RKS që për cfarëdo që kanë nevojë t‘i drejtohen Konsullatës sonë përmes numrit emergjent: +49 (0) 152 290 846 75″, thuhet në njoftim./mediafokus.info


