Nesër nis fushata korrje-shirjeve në Gjilan

Në Gjilan të hënën do të hapet fushata e korrje-shirjeve, raporton Mediafokus.info.

Lajmin  e ka bërë të ditur Zyra për Informim e kësaj komune, përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën, në ora 10:00 (13 korrik 2020), e hap fushatën e korrje-shirjeve. Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/