Konsumimi i “vape” shkakton dëme të mëdha në mushkëri
Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji u shpreh se përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për personin që e konsumon, por edhe për të tjerët që qëndrojnë pranë tyre.
Sipas mjekut, kolapsi me shtrimet në spitale që po përballet aktualisht Britania e Madhe, mund të përsëritet edhe në Shqipëri, pasi për të rinjtë, është kthyer në një trend me masivitet të gjerë.
Mjekët sugjerojnë moskonsumimin e këtyre produkteve si edhe të duhanit tradicional, që mund të sjellë në disa raste edhe dëme të parikuperueshme në organizëm.