“Kopshti i Edenit”, po preke gjë pa leje shkon 5 vjet në burg

Në vitin 1881, gjenerali Charles Gordon nisi një udhëtim të gjatë në arkipelagun Seychelles, pranë Afrikës Lindore, një grup prej 115 ishujsh në oqeanin Indian, plotësisht të pabanuar nga njerëzit.

Gordon, një njeri fetar dhe një njohës i mirë i krishterimit, pa në këtë vend ngjashmëritë me përshkrimet që jepen në Librin e Zanafillës mbi Kopshtin e Edenit.

Pikërisht në ishullin e Praslinit gjendet një pyll i dendur me pemë të mëdha, me lartësi marramendëse prej 30 metrash. Kjo xhungël ka mbetur krejtësisht e paprekur që nga kohërat parahistorike.

Peizazhi i ngjashëm me parajsën e përshkruar në Bibël, është edhe vendi i një lloji të rrallë të palmës, Coco de mer, e cila nderohet si e shenjtë edhe në vende të tjera përtej Seychelles. Farat e kësaj peme, të ngjashme me arrat e kokosit, shihen si simbole të pjellorisë.

Vitet e fundit, ishujt Seychelles kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur Kopshtin e tyre të Edenit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shkruan a2news.com. Si pasojë e këtyre masave, turistët duhet të kenë një leje të posaçme për të blerë farat Coco de mer, dhe kushdo kapet duke i marrë ato pa leje mund të përballet me pesë vjet burg.

“Kopshti i Edenit” është shtëpia e një shumëllojshmërie krijesash të rralla, bretkosa pemësh, kameleonë, papagajtë e rrallë të zinj, insekte dhe natyrisht gjarpërinjtë e famshëm të Edenit. Vetëm 12 nga 115 ishujt janë të banuar dhe pjesa tjetër është e mbuluar nga xhunglat dhe plazhet me rërë të bardhë, shkëputur nga çdo pjesë tjetër e botës.