Korabi rikujton babain, vëllain dhe axhën dëshmorë
Korab Baftiu i ka rikujtuar sot, në 21-vjetorin e rënies dëshmorë, babain Sahitin, vëllain Kastriotin dhe axhën Shahinin.
“Jo çdo herë shkruaj për ju, por ju e dini që gjithmonë jeni me mua”, ka shkruar Kastrioti.
Ky është postimi i tij plot ndjeshmëri:
Edhe pse vitet kalojnë, koha ecën dhe pranverat lulëzojnë, unë ende e kam të freskët kujtimin për ju dhe ju kam në mendje e zemër si sot e para 21 viteve.
Të them jam krenarë për ju është pak, meqë e tërë qenia ime është e rritur me mallë dhe dashuri për ju.
Më mungoni çdo ditë, prandaj edhe mallin për ju e shuaj në kujtime të fëmijërisë.
Jeta na bëri që të ndahemi në dysh fizikisht, por askush asnjëherë nuk mund të na ndaj shpirtërisht sepse ne përsëri jemi 4 dhe kështu do të mbesim përgjithmonë!
Sot, në 21 vjetorin e Betejës së Zhegocit unë vendosa të shkruaj për Babin, Kastrin, axhën Shahin dhe të gjithë dëshmorët e rënë.
Prandaj, duke uruar për ditë më të mira në Kosovën që aq shumë e deshet dhe ende nuk po e lënë të qetë iu shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të dëshmorëve.

