Kosova e ka ilaçin kundër coronavirusit
Shkrimtari kosovar dhe ligjërues i lëndës ‘Arti i Mendimit Pozitiv’, Daut Demaku, po thotë se e ka gjetur ilaçin kundër virusit vdekjeprurës kinez COVID-19, apo ndryshe të njohur si koronavirusi.
Demaku ka thënë se ka ilaçin për koronavirusin dhe ky ilaç sipas tij gjendet në Rahovec dhe quhet hudhra (hudra).
“Hudhra e Rahovecit ta heq coronavirusin si me dorë”, thotë Demaku.
Ai ka publikuar një video ku mund ta shikoni se si e përshkruan ai fuqinë e hudhrës, që sipas tij, lufton edhe kolerën dhe malarien.
Të gjitha familjet që kanë shpëtuar të paprekura nga këto sëmundje, dikur, është vërtetuar se në shtëpitë e tyre kanë pasur të varur vargje me hudhër./mediafokus.info

