Kosova i shënon Spanjës nga gjysma e fushës, por nuk arrin ta befasojë ish-kampionin e botës

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga kampioni i botës, Spanja, me rezultat 3-1, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”, raporton Mediafokus.info.

Kosovarët treguan lojë mjaft të mirë karshi superiorëve të Spanjës, por përkundër humbjes, mund të krenohen se shënuan gol spektakolar nga gjysma e fushës, që është edhe goli i javës, në këto kualifikime.

Besar Halimi nuk do ta harrojë kurrë supergolin, i cili realizoi në minutën e 70-të për ta ngushtuar epërsinë e 2-1 dhe kur u mendua se po ndryshonin gjërat, erdhi goli i spanjollëve me anë të Gerard Moreno, për rezultatin përfundimtar 3-1. /Mediafokus.info/