Kosova kthehet me pikë të plota nga Gjeorgjia

Kosova ka fituar ndeshjen e parë në historinë e saj si Kombëtare në kualifikime për Botëror. Kosova mundi Gjeorgjinë me rezultat minimal 0-1 me autogolin e Davit Khocholava, i cili erdhi nën presionin e Muriqit. 

Kosova pati disa raste te mira për të rritur epërsinë, por nuk diti t’i shfrytëzojë.

Lirim Kastrati e pati shansin ideal që ta përfundonte këtë ndeshje në minutën e 64-të të ndeshjes por nuk arriti që të shënojë edhe pse ishte ballë për ballë portierit Loria.

Bytyqi do të kishte një rast tjetër për të shënuar gol por gjuajti jashtë.

Kosova do të shënonte në minutën e 86-të edhe një gol tjetër por VAR do ta cilësonte atë në pozitë jashtëloje.

Me këto pikë ata ngjiten në vendin e tretë të Grupit B duke lënë pas Greqinë dhe Gjeorgjinë.