Kosova mund të ketë qeveri edhe pa koalicion
Flamur Hyseni
Eshtë rasti i parë që Kosova të ketë qeveri tipike kushtetuese në terma juridik – kushtetues.
Pse?
Sepse Kuvendi sipas Kushtetutës, neni 95, paragrafi 3, mund ta votojë propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë.
Kushtetuta nuk e kërkon ekzistimin e marrëveshjes politike për “koalicion qeverisës”, madje ky është term politik, por jo juridik – kushtetues.
Pse mund të duket e pamundur kjo?
Sepse deri më tani Kuvendi ka zgjedh KM dhe Qeveri të dalë nga një marrëveshje tipike politike.
Por që Kuvendi është kritikuar shumë në 6 legjislaturat e kaluara se nuk e ka ushtruar funksionin e tij mbikëqyrës dhe kërkues të llogaridhënies nga qeveria.
Kësaj here e ka rastin e madh ta ndërrojë kursin e jetës parlamentare, ku më shumë se 2/3 e Kuvendit mund ta ushtrojnë funksionin e tyre tipik parlamentar dhe kushtetues.
Pra, është një rast që deputetët, me shumicë të votave, siç e thotë Kushtetuta, me zgjedh Qeverinë dhe me mbikëqyrë strikt në terma juridik – kushtetues përmes komisioneve parlamentare.
A tingëllon kjo utopike? Po.
A është e mundur? Po.
A duhet me provu Kosova këtë mënyrë të zgjedhjes së Qeverisë? Po.
A fillon depolitizimi i jetës parlamentare? Po.
A fillon departizimi i deputetit dhe konstitucionalizimi i tij? Po.
A fillon konstitucionalizimi institucional i jetës parlamentare? Po.
A mund të kemi Republikë parlamentare me Kuvend që ka fuqi juridike – kushtetuese? Po.
A do ta kemi për herë të parë rastin me pas KM dhe Qeveri që e kryen funksionin tipik ekzekutiv – juridik – kushtetues duke i dhënë llogari juridike – kshtetuese Kuvendit? Po.
Sigurisht se po, sepse konteksti aktual socio – politik në vend e kërkon një mënyrë të tillë.
E kërkon një Qeveri që ka me punu dhe me i kry punët që aq shumë ka nevojë Kosova. Pra, një Qeveri që e zbaton politikën e saj të miratuar në Kuvend.
Pra, ndryshimi i mundshëm është: KM dhe Qeveria me i ushtru kompetencat e saj sipas Kushtetutës, neni 93 dhe 94. Pra me punu.
A do të thuhet nga “analistat” se kjo është Qeveri e pakicës? Po.
Sipas Kushtetutës nëse votohet, a do të jetë Qeveri e pakicës? Jo. Sepse do të jetë Qeveri e zgjedhur me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.


