Kosova ndalon importin e hojeve të bletëve nga Kina
Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë rrezikon të vijë edhe në Kosovë, në rast të kontaktit me personat që vijnë nga vendet e prekura.
Deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur, por për të parandaluar përhapjen e tij, institucionet kosovare janë vënë në lëvizje.
Në Aeroportin “Adem Jashari”, tashmë janë ekipet mjekësore që po e mbikëqyrin situatën në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë, derisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve nga Kina, prej edhe nga e ka origjinën ky virus.
Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, i ka thënë Gazetës Express se i vetmi import nga ky shtet ka qenë ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve, por që për të iu shmangur rrezikut nga përhapja e virusit, është ndaluar edhe ky import.

