Kosova në Ligën e Kombeve luan me dy shtete mosnjohëse
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e nis në shtëpi rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Kundërshtari i parë do ta jetë Rumaninë.
Ndeshja Kosova – Rumania luhet më 6 shtator. Tri ditë më vonë luan ndaj Qipros në udhëtim.
Edhe Rumania, edhe Qiproja janë shtete që nuk e njohin Kosovën e pavarur.
Më 12 tetor i shkon Gjibraltarit ose Lituanisë.
Më 15 tetor e pret Qipron, ndërsa dy ndeshjet e fundit do t’i ketë në nëntor.
Më 15 nëntor luan në udhëtim ndaj Rumanisë, derisa tri ditë më vonë e pret Gjibraltarin ose Lituaninë.
Këto dy përfaqësuese do të përballen kundër njëra-tjetrës në plejaut. Fituesi pastaj do t’i bashkohet grupit.
Për Kosovën kundërshtarët nuk janë të panjohur.
“Nuk është grup i keq. Janë ekipe që i njohim nga e kaluara. Grup që mund të kalohet, duke pasur parasysh formën që po kalojnë aktualisht lojtarët nëpër klubet e tyre. Uroj të jemi në vendin e parë. Ky është edhe objektivi ynë. Uroj të kemi më shumë fat”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

