Kosova rikthen disa prej masave mbrojtëse nga pandemia
Kosova rikthen disa prej masave mbrojtëse nga pandemia.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar masa të reja gjatë pandemisë, të cilat edhe u miratuan nga kabineti qeveritar.
Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.
“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj.
Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.
Rekomandimet tjera:
Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së
Bartja e maskave të jetë obligative
Punonjësit dhe palët të mbajnë maska
Kontroll rigoroz të bartjes së maskave në hyrje të secilit institucion
Ndalim i vizitave të famijarëve te personat
Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska
Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjar
Komunat të aktivizojne shtabet lokale
Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve
Këto janë disa prej masave që propozoi ministri i Shëndetesisë.


 
 
						 
						