Kosovarët e humbin durimin, ironizojnë me liberalizimin

Liberalizimi i premtuar për kosovarët, nuk erdhi as sivjet. Pritja e gjatë ka filluar t`i nevrikos njerëzit saqë tani kanë nisur edhe të ironizojnë me lëvizjen e lirë.

Së fundi, një qytetar ka postuar një foto nga kufiri, ku shihen disa lopë duke lëvizur drejt një vendkalimi kufitar.

Nuk dihet saktësisht se për cilën anë të kufirit bëhet fjalë, por fotoja është shoqëruar me një fjali: liberalizimi ka ndodhur./MediaFokus/