Kosovari e merr duhanin me vete në Gjermani, por paguan gjobë
Pasi kishte marrë me vete një sasi të madhe të cigareve dhe të produkteve të duhanit në Gjermani, një 44-vjeçar nga Kosova tani po përballet me akuzën për evazion fiskal, shkruan aib-stimme.de.
Ai po udhëtonte në autostradën A8 në drejtim të Mynihut kur hetuesit nga policia kufitare Raubling e inspektuan atë, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarët gjetën gjithsej shtatë kuti (“Shteka” ose “Stange”) me cigare, 69 pako cigaresh jashtë kutive dhe dy qese me nga 500 gramë duhan.
Kjo tejkalonte ndjeshëm sasinë që lejohet të futet pa doganë (falas) në Gjermani, e cila është një kuti kartoni cigare.
Për këtë arsye atij iu desh të dorëzonte si depozitë një shumën treshifrore eurosh (disa qindra euro).
Përveç kësaj, të gjitha produktet e duhanit u sekuestruan dhe u transferuan në departamentin e gjobave në zyrën kryesore doganore në Augsburg për përpunim të mëtejshëm.