Valon Syla i quan komunistë Rron Gjinovcin dhe Jusuf Thaçin

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka thënë për aktivistin Rron Gjinovci dhe analistin Jusuf Thaçi se janë komunistë. Kjo për shkak se sipas tij këta dy janë të majtë.

Debati mori kahje tjetër derisa u diskutua për Adem Demaçin dhe veprimtarinë e tij.

“Adem Demaçi mendimin politik e ka pasur shumë larg kërkesave intelektuale të kohës. Këtë s’e thotë as Rroni as Jusufi sepse ka qenë i majtë, si ju, komunista”, ka thënë Syla.

Tutje, ai pyeti pse Demaçi nuk u pajtua me VV’në edhe pse sipas tij, Kurti e ka pasur Demaçin mentor të mendimit politik.“Pse Adem Demaçi nuk u pajtua me VV’në? Kjo është një temë që ju e heshtni. Albin Kurti e ka pasur Adem Demaçin mentor të mendimit politik”, shtoi Syla.